Balla paditi Berishën për shpifje, GJKKO pushon çështjen

Balla paditi Berishën për shpifje, GJKKO pushon çështjen

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur këtë të hënë pushimin e gjykimit të çështjes penal të ngritur nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

 

Balla e kishte paditur Berishën për veprat penale të "Fyerjes" dhe "Shpifjes" të kryera botërisht, por trupi gjykues ka vendosur mbylljen e procesit dhe ngarkimin e shpenzimeve gjyqësore vetë palës akuzuese.

 

Taulant Balla e kishte depozituar kërkesën në gjykatë më datë 16 prill 2026. Ai kërkonte deklarimin fajtor të Sali Berishës bazuar në nenet 119 dhe 120 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

 

Në përfundim të shqyrtimit, gjyqtari i Shkallës së Parë, Besmir Stroka, me vendimin nr. 67, datë 21 shtator 2026, vendosi pushimin e plotë të gjykimit për çështjen.

 

Sipas njoftimit zyrtar të GJKKO-së, ky vendim nuk është përfundimtar. Pala akuzuese ka të drejtë ta apelojë atë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda një afati prej 15 ditësh, duke filluar nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy