Dhunë fizike e verbale në Elbasan/ Arrestohet një, procedohen penalisht katër të tjerë

Dhunë fizike e verbale në Elbasan/ Arrestohet një, procedohen penalisht katër të tjerë

DVP Elbasan ka njoftuar se ka arrestuar një dhe ka proceduar në gjendje të lirë katër persona të tjerë, për vepra të ndryshme penale, përkatësisht dhunë fizike dhe verbale ndaj njëri-tjetrit.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 70 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. G., 18 vjeç, pasi dyshohet se më datë 14.02.2024, ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar, për motive të dobëta;

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. H., 33 vjeç, K. H., 62 vjeç dhe S. H., 57 vjeçe, të tre banues në Librazhd, pasi kanë kanosur njëri-tjetrin, me fjalë, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy