Marrëveshja e pensioneve/ Trimçev: Italia të mendonte për pensionet e shqiptarëve se sa shpenzimet e parave për emigrantët e paligjshëm (VIDEO)

Marrëveshja e pensioneve/ Trimçev: Italia të mendonte për pensionet e shqiptarëve se sa shpenzimet e parave për emigrantët e paligjshëm (VIDEO)

Debati për emigrantët e paligjshëm nga Italia drejt kampit të Gjadrit në Shqipëri vazhdon të ndiqet me bujë të madhe në të dy vendet.

Presidenti i Shoqatës “Diaspora 91-19”, Itali, Dritan Trimçev, në një komunikim për “MCN lajme”, thotë se marrëveshje për emigrante mes dy vendeve mund t’i sjell Shqipërisë aspekte pozitive.

Por sipas tij, Italia duhet të të mendonte edhe për pensionet e shqiptarëve pas gjithë atyre shpenzimeve për emigrantët e paligjshëm.

Unë mendoj se kjo marrëveshje sa i takon Shqipërisë është pozitive se si do që të jetë do të sjellë disa para në territorin shqiptare.

Sa i takon Italisë, shpenzimet janë të jashtëzakonshme deri në 800 milion € që parashikohen ndërkohë që për pensionet tona flasim për 10 vjet shkojnë 130 milionë €uro, sikur këto para të hidheshin për pensionet tona ne do shkonim me pension me nga 5 mijë € në muaj.

Unë mendoj se marrëdhëniet e jashtëzakonshme të politikës shqiptare dhe italiane në respektin e sovranitetit te të dy vendeve.

Trimçev, foli edhe për marrëveshjen e pensioneve te emigranteve shqiptare në Itali dhe faktin se ajo mund te vonojë deri ën vitin tjetër.

Ajo që na shqetëson shumë është fakti se ligji italian parashikohet të hyhet ne fuqi më 1 janar 20025, por marrëveshja parashikon të hyj në fuqi ditën e parë të muajit të dytë pas shkëmbimit të dokumenteve, d.m.th., nëse me 30 nëntor të këtij viti, janë miratuar, aprovuar, ligjet të gjitha, shkëmbehen midis vendeve me 1 janar ligjit hyn në fuqi.

Problemi është se ne parlamenti italian kjo marrëveshje nuk është për tu shqyrtuar deri ën fund të nëntorit. Pra nëse respektohet ky program dhe nuk ndryshon marrëveshja do të kalon në 3 mujorin e parë të vitit të ardhshëm gjë që kalon një gjë jo të kënaqshme për ata që presin të dalin ne pension.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy