
Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar paraditen e kësaj të diele në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në, në Paskuqan, ku janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin Xh. K., me motomjetin me drejtues shtetasin J. K.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të plota të aksidentit.



