Të akuzuar për vepra të ndryshme penale/ Arrestohen 6 shtetas të kërkuar në Tiranë

Të akuzuar për vepra të ndryshme penale/ Arrestohen 6 shtetas të kërkuar në Tiranë

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në terren dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Catch 6”, kapën dhe vunë në pranga 6 shtetas të shpallur në kërkim.

Sipas Policisë, këta shtetas ishin të dënuar ose të akuzuar për vepra të ndryshme penale dhe u lokalizuan në zona të ndryshme të kryeqytetit gjatë kontrolleve të zhvilluara nga shërbimet policore.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Kërkimin në DVP Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasin K. M., 32 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit, 9 muaj e 20 ditë burgim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kapën dhe ndaluan shtetasin M. N., 25 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Kërkimin, kapën dhe ndaluan shtetasin E. K., 24 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 10 muaj e 20 ditë burgim, për veprën penale “Përndjekja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 kapën dhe ndaluan shtetasin L. H., 43 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”, e mbetur në tentativë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 kapën dhe ndaluan shtetasin Xh. A., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kapën shtetasin në kërkim G. K., 22 vjeç, për veprat penale “Vjedhja”, e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”. Ky shtetas iu dorëzua DVP Dibër, për veprime të mëtejshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy