“Më përndjekin në shtëpinë ku jetoj”, çfarë dëshmoi autori i masakrës tek xhamia “Dine Hoxha”

“Më përndjekin në shtëpinë ku jetoj”, çfarë dëshmoi autori i masakrës tek xhamia “Dine Hoxha”

Rudolf Nikolli ka dëshmuar para grupit hetimor, plagosjen e gjashtë personave tek xhamia “Dine Hoxha”, në rrugën e Kavajës, në Tiranë. Sipas autorit, plagosja e besimtarëve myslimanë ndodhi pasi “e shoqëronin vazhdimisht në shtëpinëë ku jetonte me qira”.

Arsyeja pse e kreva sulmin me thikë në xhami është se ka shumë kohë që disa myslimanë më përndjekin në shtëpinë ku jetoj me qira. Ata më shoqërojnë vazhdimisht duke më shikuar, por nuk më flasin”, ka rrëfyer 34-vjeçari.

Prokuroria do të kërkojë masën e sigurisë “Arrest me burg” për akuzën e veprimeve me qëllime terroriste.

Kërkesa do të shqyrtohet nga Gjykata e Tiranës ndërkohë që shtohet se 34 vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. I pyetur nga oficerët e antiterrori se kush janë këta persona që i përndjekin, i riu është shprehur se emrat e përndjekësve nuk i di.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy