Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohen dy persona në Dibër

Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohen dy persona në Dibër

Policia ka vënë në pranga dy persona pasi Gjykata e Dibrës kishte vendosur masën “Arrest me burg” për këta të rinj pasi në bashkëpunim me disa persona të tjerë u kanë dhënë ndihmë kundrejt pagesave shtetasve me origjinë siriane, për kalimin e paligjshëm nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së.

Bëhet me dije se në prangat e policisë kanë rënë M. Z., 28 vjeç, banues në Shkodër dhe R. Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë 3 fazave të tjera të operacionit, i cili ka nisur rreth 1 vit më parë, janë vënë në pranga 14 shtetas që e ushtronin këtë veprimtari kriminale, në formën e 2 grupeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme. 

Njoftimi i policisë: Gjatë 3 fazave të tjera të operacionit, i cili ka nisur rreth 1 vit më parë, janë vënë në pranga 14 shtetas që e ushtronin këtë veprimtari kriminale, në formën e 2 grupeve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Dibër, në vijim të punës hetimore të zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, në kuadër të operacionit policor të koduar “SMUGGLING”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë organizuar fazën e katërt të këtij operacioni.
Gjatë kësaj faze u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila ka vendosur masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për shtetasit:
M. Z., 28 vjeç, banues në Shkodër dhe R. Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet e kryera dhe provat e siguruara ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e arrestuar gjatë 3 fazave të mëparshme të operacionit “SMUGGLING”, u kanë dhënë ndihmë, kundrejt pagesave, shtetasve me origjinë siriane, për kalimin e paligjshëm nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së.
Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe kapjen e atyre të shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy