
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Derven, në Fushë-Kruje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40, në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç ndërsa drejtuesi i mjetit tip “Toyota” me iniciale D. S., është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues A. S., 46 vjeç, banues në Pukë.
Po ashtu, ai është përplasur edhe me mjetin tip “Audi”, që drejtohej nga B. M. Ky i fundit, sipas policisë ishte në gjendje të dehur. Nga përplasja, humbi jetën shoferi i mjetit tip “Ford”, 46-vjeçari A. S., dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pasagjerët në mjet, D. S., 64 vjeçe dhe P. S., 68 vjeçe, banuese në Pukë.
Ndërkohë në pranga është vënë shoferi i “Toyota-s” dhe 25-vjeçari që drejtonte Audi-n në gjendje të dehur.



