Vodhi 240 litra naftë në karburantin ku punonte, arrestohet i riu shqiptar në Greqi

Vodhi 240 litra naftë në karburantin ku punonte, arrestohet i riu shqiptar në Greqi

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke, pasi është kapur duke vjedhur naftë në një pikë karburanti ku edhe punonte. Sipas mediave greke, sasia që i riu shqiotar kishte marrë, ishte 240 litra, ndërsa ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të datë 27 dhe 28 korrik. Vlera e sasisë së naftës së vjedhur ishte 450 euro.

Një i huaj u arrestua paraditen e djeshme (28 korrik 2022) në rajonin e Halkidikit nga efektivë të Departamentit të Sigurisë Polygyros. Siç rezultoi nga hetimet, në orët e para të datës 27 dhe 28 korrik, ai ka vjedhur nga biznesi ku punonte, 12 kontejnerë me gjithsej 240 litra lëndë djegëse të lëngshme, me vlerë totale 450 euro. Ai u arrestua në mjetin e tij teksa po transportonte kontejnerët me lëndë djegëse të lëngshme, të cilat i janë konfiskuar dhe i janë dhënë pronarit të biznesit”, thuhet në njoftimin e policisë greke.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy