14-vjeçarja që ishte shpallur në kërkim tre ditë më parë në Fier është gjetur ditën e sotme. E mitura, sipas policisë, është gjetur në një hotel në rrugën ‘Shemsi Haka’ në Tiranë. Policia bën me dije se e mitura ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 24.06.2023, në një hotel në rrugën "Shemsi Haka", është gjetur shtetasja e mitur 14-vjeçare, e cila ishte shpallur në kërkim nga DVP Fier, për largim nga banesa. 14-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.



