I shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet në Morinë 51-vjeçari nga Prishtina

I shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet në Morinë 51-vjeçari nga Prishtina

51-vjeçari  Agron Rehfeldt, banues në Prishtinë, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për grabitje me armë, ndërkohë që sot është arrestuar nga Policia në Morinë.

Policia në njoftimin e saj, thotë se A. R, banues në Prishtinë u ndalua në hyrje të pikës kufitare pas shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ka rezultuar se Interpol Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale “Grabitje me armë.”

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të 51-vjeçarit, me qëllim ekstradimin e tij drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy