“I binin xhamit të pasëm”/ Dëshmitari tregon detaje tronditëse nga aksidenti me dy viktima në Fier (VIDEO)

“I binin xhamit të pasëm”/ Dëshmitari tregon detaje tronditëse nga aksidenti me dy viktima në Fier (VIDEO)

Burrë e grua humbën jetën mëngjesin e sotëm pas një aksidenti në aksin rrugor Fier-Levan. Një banor i zonës ka treguar se dy viktimat e këtij aksidenti i njihte dhe se ishin duke shkuar tek vajza e tyre në fshatin Qarr. Mjeti tip “Toyota” me të cilin çifti Ndue dhe Pashkë Preçi udhëtonte, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal me ujë në anë të rrugës. Policia dhe zjarrfikësit nxorën më pas trupat e pajetë të tyre.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar aksidentin e rëndë, ndërkohë që hetimet vijojnë ende nga ana e Policisë. Një nga banorët e zones ka treguar media se dy udhëtarët ishin gjallë para se të mbërrinte ai dhe se një person me emrin Faik i ka parë që i binin xhamit të pasmë e donin të dilnin.

Më mori në telefon një Bujar Troka këtu. Më tha hajde me sekonda se është mbytur një makinë. Ndeza zetorin dhe vij brenda 10 minutave këtu te vendi i ngjarjes. Takoj një Haki, nuk e di ca mbiemri ka. Ku është makina i thash, ka rënë brenda në ujë. Po personat ku janë, janë brenda tha ai. Më pas unë marr papagallin e zetorit, i futem te xhami i pasëm, e godas dhe i nxjerr personat. I vë litarin makinës dhe e nxjerr lartë, personat ishin mbytur. Kur Hakiu ishte këtu, po shikonte që donin të dilnin nga xhami i pasëm dhe i binin xhamit. I thash pse s’more një gur që ta thyeje që të dilnin”, është shprehur dëshmitari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy