
Një incident është shënuar sot në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës me palën greke. Kjo e fundit nuk ka lejuar skuadrën e Antigonesë të udhëtojë drejt Greqisë.
Gjatë kontrolleve në sportele, doganierët grekë kanë vendosur kryq në pasaportën e kapitenit të ekipit të Antigonesë.
Ekipi i futbollit ishte nisur për një ndeshje amatore në ishullin e Scopelo, Greqi, me ftesë të ekipit vendas.



