Vidhte bateritë e automjeteve, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari në Durrës

Vidhte bateritë e automjeteve, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka bërë të ditur se ka arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar në Durrës, pasi i njëjti vidhte

në mënyrë të përsëritur bateritë e automjeteve të shtetasve të ndryshëm.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve proceduralo-hetimore të kryera menjëherë pas denoncimeve të marra nga shtetas të ndryshëm, për 5 raste vjedhjesh, kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të tyre, shtetasin E. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës.

30-vjeçari, gjatë 4 muajve të fundit, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, dyshohet se ka vjedhur bateritë e automjeteve të 5 shtetasve të ndryshëm.

 Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy