Kaos në Spitalin e Vlorës, familjarët e një pacienti përplasen me mjekët dhe policinë

Kaos në Spitalin e Vlorës, familjarët e një pacienti përplasen me mjekët dhe policinë

Autoambulanca e amortizuar dhe gati jashtë funksionit e Njësisë Shëndetësore të Orikumit bëhet shkak për një situatë të paprecedentë në Spitalin e Vlorës, ku 35- vjeçari Arbër Ferati ndërron jetë si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike. Dy ditë më parë, Arbër Feratin e zuri korenti teksa gjendej brenda autokombanjës dhe ishte duke shkuar të punonte në toka. Sipas të dhënave tensioni i lartë i energjisë elektrike ka prekur automjetin e për pasojë 35 vjeçari ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Bluzat e Bardha thonë se 35-vjeçari ka ndërruar jetë në vend, e megjithatë i riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës për një shans ndërhyrje dhe shpëtimin e jetës së të riut. Transporti është kryer nga autoambulanca e njësisë Shëndetësore Orikum, ndërsa me mbërritjen në hyrje të urgjencës së Spitalit ambulancës i është bllokuar dera. Bluza të bardha dhe të afërm kanë tentuar të hapin derën e ambulancës, por nuk ia kanë dalë deri në përdorimin e forcës. Tentativa për të hapur derën e autoambulancës ka zgjatur për disa minuta dhe kjo ka sjellë irritim tek të afërmit e 35-vjeçarit. Irritimi i tyre ka vazhduar deri në përdorimin e dhunës fizike mes familjarëve të viktimës dhe mjekëve dhe policisë. Sikurse tregojnë pamjet, disa persona kanë marrë lëndime të lehta, mes tyre një efektiv i policisë dhe të afërm të 35-vjeçarit. Pas situatës së krijuar policia ka shoqëruar në komisariat një prej familjarëve të Feratit. 35-vjeçari Arbër Ferati është përcjellë dje për në banesën e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy