Me 256.5 gramë kokainë u arrestuan 5 persona në Tiranë. Në prangat e policisë kanë rënë Elton Hasnjoku, 41 vjeç, banues në Tiranë, Armand Pisha, 28 vjeç, banues në Elbasan, Migen Jani, 34 vjeç, banuese në Elbasan, Shpetim Myrta, 51 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë dhe Mariglen Gostima, 26 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë.
Ata shisnin lëndë narkotike e llojit të dyshuar "Kokainë" me klientelë kryesisht në zonën e Oxhakut, Xhamllikut etj në qytetin e Tiranës.
Droga u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në 2 automjetet tip "Golf 5".



