Vetëplagoset me armë gjahu një 44-vjeçar në Sevaster të Vlorës, dërgohet me urgjencë në spital

Vetëplagoset me armë gjahu një 44-vjeçar në Sevaster të Vlorës, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje është regjistruar mbrëmë në fshatin Sevaster, në qarkun e Vlorës, ku një 44-vjeçar është vetëplagosur me armë gjahu.

 

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Shpat Kamberaj ka pësuar një plagë në kofshë si pasojë e shkrepjes së armës. 

 

Menjëherë pas ngjarjes, ai është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

 

Telefonata për ngjarjen është bërë nga kushëriri i tij, i cili ka njoftuar Policinë dhe shërbimin e urgjencës 127. 

 

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy