Rreth 600 të burgosur do ta vuajnë dënimin në shtëpitë e tyre për një periudhë 3-mujore.
Qeveria ka miratuar aktin normativ sipas të cilit përfitojnë të dënuarit 60 vjeç e sipër me sëmundje të rëndë kronike, e që u ka mbetur pa shlyer 5 vjet nga dënimi.
Nga e drejta për të qëndruar në shtëpi, përjashtohen ata që kanë kryer krime të rënda me dashje.



