Gazetari Artan Hoxha për operacionin e SPAK ku u lëshuan 10 urdhër arreste mes tyre për tre ish-shefa policie pas zbërthimit të Sky ECC thotë se është një hetim që ka të bëjë me trafikun e kanabisit të para pesë viteve, ndërkohë që tashmë grupi kriminal është fuqizuar.
Nga studio e MCN Live ai deklaroi se grupi aktualisht merret me trafik kokaine, dhe drejtuesit e saj janë nga Mallakastra dhe Fieri, duke thënë se kreu i këtij grupi ndodhet aktualisht në Dubai.
Hoxha tha se operacioni i fundit që tha se u nis nga Sky, por shtoi se baza e atij operacioni është arrestimi i dy shtetasve italiane në kufi, që po trafikonin 1.1 ton kanabis, hetimi dhe dënimi nga autoritetet greke.
Ky dënim vjen pasi u dënua dhe një shtetas shqiptar në Greqi, u kryqëzuan dhe të dhënat që vijnë nga Sky.
Në momentin e parë fokusi ishte te arrestimi i tre zyrtarëve të policisë së shtetit. Arrestimi i tyre u bë për detyrat që kanë pasur në 2019-2020.
Ky është një nga hetimet historike të SPAK, në këtë rast ky grup është vënë nën hetim për trafik kanabisi.
Por nga dijenia që kam unë ky grup lëviz tonelata kokainë. Këta po hetohen për hashash.
Hetimet janë pesë vjet mbas, ndërkohë që kreu i grupit është në Dubai.
Mbrapa kanë ndodhur vrasje, rrëmbime dhe zhdukje personash në Sarandë. Ky grup është, por i kanë të kamufluar emrat.
Ka qenë një grup që e kam gjurmuar për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur në Sarandë vitet e fundit.
Ata po hetohen për hashashin e para pesë vitesh, ndërsa po trafikojnë tonelata kokaine. Ata ndërkohë janë përfshirë për vrasje, rrëmbime.
Policët kanë vetëm një drejtim në atë histori. Por ky rast është një grup që duhej kapur për brirësh jo për bishti.
Nga hetimet e mëvonshme janë ngjarje që fillojnë me atentatin me eksploziv pranë TEG, Aleksandër Sadikaj.
Me rrëmbimin e dy personave në Sarandë, me eksplozive të vendosura atje dhe me atentate të ndryshme.
Ky grup është fuqizuar shumë se merret me trafik kokaine. Grupi vetë është me origjinë nga Mallakastra dhe Kurjani i Fierit, vendosjen e ka pasur në Sarandë.
Dy janë personazhet kryesore që ka zbuluar SPAK, Ledjon Alushaj nga Mallakastra, i përfshirë rrëmbimin dhe zhdukjen e dy personave në Sarandë, i cili ndodhet aktualisht në Dubai.
Dhe i dyti është vëllai i Edmond Papës, këta janë grupi që kanë hotelin “Blu Sky” në Sarandë.
Ka pasur atentate dhe në Greqi brenda në burgun e Koridhalosë, të paguar nga ky grup.
Ka pasur atentat në ishullin e Paxos në Greqi, ku ndodhej me familje, por autorët i shkuan me skaf nga Italia dhe e goditën aty.
Është dosja greke, kanë futur mesazhet e Sky, kanë futur dhe shefat e policisë.
Sot këta janë shefa krimesh, por nga këta njëri ka qenë shefi kufitar i Qafë Botës, tjetri shefi antidrogës në Gjirokastrës dhe tjetri oficer i antidrogës në Sarandë.
Këta hetohen për ngjarje që kanë ndodhur para pesë vitesh. Drejtuesi kryesor ndodhet në Dubai, që prej zhdukjes së dy personave në Sarandë. Sky nuk mund të shërbejë si baza për një hetim, duhet të shërbejë si indicie.
Gjatë operacionit të kryer në fundjavë urdhër arresti u lëshua për Shkëlzen Ruska, shef i krimeve në Himarë, Ervis Alisinanaj, shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Elvis Dervishi, shefi i Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë dhe ish-oficeri i policisë, Erdit Hazizaj.



