Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion të kujtdo qytetari që ka informacion apo ndihmon për kapjen e shtetasit në kërkim Kelmend Balili, shumën prej 50 milionë lekësh (të vjetra).
Duke garantuar anonimatin, policia ka vënë në dispozicion këtë numër telefoni 0694109188.
Balili është në kërkim ndërkombëtar prej disa muajsh.
Pavarësisht disa aksioneve të policisë për arrestimin e tij, vendndodhja e të ashtuquajturit Eskobari i Ballkanit mbetet e panjohur.



