Llabani: “Matrix” do shkundë vendet e BE dhe Shqipërinë. Është përdorur edhe për luajtjen e lojërave të fatit 

Llabani: “Matrix” do shkundë vendet e BE dhe Shqipërinë. Është përdorur edhe për luajtjen e lojërave të fatit 

Analistja Anduena Llabani tha në MCN Live se përgjimet në aplikacionit “Matrix” do të shkundin shumë vende të BE-së, si dhe Shqipërinë. Llabani tha që shqipja ka qenë një ndër gjuhët më të përdorura në aplikacion. Ajo shtoi se ‘Matrix’ ka shërbyer edhe për abonime me monedhën e vet, dhe instalimin e aplikacioneve për luajtjen e lojërave të fatit.

“‘Matrix’ mbase s’është tërmet por do shkundë shumë vende të BE, mes tyre edhe Shqipëria, meqenëse është një nga gjuhët më të përdorura në aplikacion. ‘Matrix’ na paska shërbyer edhe për abonime me monedhën e vet, dhe instalimin e aplikacioneve për luajtjen e lojërave të fatit, aplikacioneve online. Tani hapet një deriçkë tjetër. Me kaq shumë para sa janë paguar, deri në 1700 dollarë, për 6 muaj, për të patur një aplikacion të tillë.

Këto para i kanë politikanë-biznesmenë, ose biznesmenë-politikanë, e kanë grupet kriminale. Por s’e di nëse holandezët që erdhën pak ditë më parë në Shqipëri, prokurorët e huaj, mund të kenë sjellë materiale për policinë dhe prokurorinë, në lidhje me ushtrimin e aktivitetit për lojërat e fatit. Thuhet se do ketë një goditje të madhe në rang vendi. Flitet për të gjithë qytetet në rang vendi. Policia thotë ne duhet ta pastrojmë terrenin, që ligji për lojërat e fatit...

Peizazhi i komunikimit virtual ka ndryshuar pas zbulimit të Sky Ecc. Kriminelët përdornin teknologji më komplekse në ‘Matrix’. Europol ka konkluduar se shqipja ishte një ndër më të përdorurat edhe në ‘Matrix’. Tashmë është ngritur një Task Force, ku futen disa shtete si Franca, Holanda, Lituania, Italia, që do jenë një dorë e mirë informacioni për policinë shqiptare”. 
 

Llabani tha që “Matrix” do të zbardhë edhe shumë vrasje që janë ende pa autorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy