Shpërndanin drogëra të forta në doza të vogla, dy të arrestuar në Milot

Shpërndanin drogëra të forta në doza të vogla, dy të arrestuar në Milot

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi janë kapur duke shpërndarë drogëra të forta në doza të vogla në Milot.

Policia e Kurbinit në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe Forcën Operacionale në DVP Lezhë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa shtetas që lëviznin me automjet, posedonin lëndë narkotike kokainë, në Milot, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mjetin e dyshuar tip "Renault".

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj drejtuesit të automjetit, shtetasit G.J., dhe pasagjerit në këtë mjet shtetasit G. S., shërbimet e Policisë kanë gjetur lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve G. J., 20 vjeç dhe G. S., 43 vjeç, banues në  Kurbin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy