Vdekja e punëtorit në Kavajë, arrestohet përfaqësuesi i firmës së ndërtimit

Vdekja e punëtorit në Kavajë, arrestohet përfaqësuesi i firmës së ndërtimit

Arrestohet nga policia e Kavajës përfaqësuesi i firmës që kryente punimet dhe shpallen në kërkim policor administratori dhe drejtuesja teknike, në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Golem, ku në një objekt ndërtimi u rrëzua nga lartësia dhe më pas ndërroi jetë në spital punëtori D. H.

NJOFTIMI I PLOTË:

Arrestohet përfaqësuesi i firmës që kryente punimet dhe shpallen në kërkim policor administratori dhe drejtuesja teknike, në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Golem, ku në një objekt ndërtimi u rrëzua nga lartësia dhe më pas ndërroi jetë në spital punëtori D. H.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë bënë arrestimin e shtetasit: M. K., 37 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, me detyrë përfaqësues i firmës që kishte marrë përsipër kryerjen e punimeve në objektin e ndërtimit në Golem ka shkelur rregullat e mbrojtes në punë, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se punëtori D. H. (i cili ra nga lartësia dhe më pas ndërroi jetë në spital) nuk ka qënë i siguruar dhe nuk ka patur kontratë pune me firmën e punimeve që shtetasi M. K. përfaqësonte.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim policor administratori dhe drejtuesja teknike e firmës që kryente punimet, shtetasit I. K. dhe E. S., pasi nuk kishin marrë masa për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësim i paligjshëm”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy