
Një person është arrestuar nga policia e Vlorës mëngjesin e kësaj së premte.
Sipas të dhënave të para dyshohet se i arrestuari ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij 11-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij 11-vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.



