Iu gjetën 1kg kokainë në makinë/ Lirohet efektivi i RENEA-s, Xhulio Liçi

Iu gjetën 1kg kokainë në makinë/ Lirohet efektivi i RENEA-s, Xhulio Liçi

Pas qëndrimit 35 ditor në burg pa afat, sot Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu efektivin e Forcave Speciale RENEA, Xhulio Liçi. I riu me banim në Fier, ishte nisur më 14 maj drejt Tiranës, kur në Plepa të Durrësit kishte parë rastëisht 62-vjeçarin Dedë Nimani dhe e kishte marrë në makinë.

Por, kur ishte futur në makinën e efektivit të RENEAS, Dedë Nimani futi në bagazh një çantë në të cilën më pas u zbulua se kishte kokainë. Kur arritën në Ndroq, Dedë Nimani kërkoi që të zbriste nga makina dhe aty ndërhyri Policia që i ndiqte, duke i arrestuar të gjithë në flagrancë.

Nga kontrolli, në bagazhin e makinës së Xhulio Liçit, në çantë e vendosur nga 62 vjeçari Dedë Nimani, u gjet 1 kg kokainë.

Kur dolën para Gjykatës, Dedë Nimani pranoi se droga ishte e tija dhe speciali i RENEAS nuk kishte asnjë lidhje, por e kishte marrë rastësisht në makinë.

Togat e zeza i lanë afat 35 ditë Prokurorisë që të provonte nëse Xhulio Liçi ishte i përfshirë në veprimtarinë e trafikut të drogës, ose në të kundër do të lirohej. Pas përfundimit të afatit 35 ditor, speciali i RENEAS është liruar sot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy