Gjendet brenda një kanali trupi i pajetë i një personi në Pogradec

Gjendet brenda një kanali trupi i pajetë i një personi në Pogradec

Policia e Pogradecit ka njoftuar sot se një person i pajetë është gjetur në një kanal, në fshatin Buçimas në Pogradec.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 50-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Njoftimi i policisë

Pogradec/Më datë 30.03.2022, rreth orës 10:00, jemi njoftuar se në fshatin Buçimas, Pogradec, në një kanal, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy