
Një 66-vjeçar shqiptar është plagosur me një plumb në kokë, në rrethana ende të paqarta. Mustafa Hasi është shtruar në spitalin e Foggia-s me plagën e një arme zjarri, ndërsa autori mbetet ende i paidentifikuar, shkruajnë mediat italiane.
Gjendja e të plagosurit është e rëndë. Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur në mjediset e një vile në Borgo Cervaro. Ka qenë pronari i kësaj të fundit që ka konstatuar se Hasi ishte plagosur dhe ka lajmëruar menjëherë policinë.
Hetimet e para nxorën se arma me të cilën është kryer krimi është një pistoletë e kalibrit 7.56. Mjekët duhet të kryejnë një ndërhyrje tepër delikate për të nxjerrë plumbin. Ndërkohë, policia po merr në pyetje persona që kanë frekuentuar vilën ku ndodhi ngjarja.



