Rama ndan pamjet e protestave nga Haga dhe Prishtina: Liria ka emër!

Rama ndan pamjet e protestave nga Haga dhe Prishtina: Liria ka emër!

Teksa në Hagë nisi gjykimi ndaj krerëve të ish-UÇK-së, paraprakisht dje në Prishtinë dhe sot në Hagë u mbajtën tubime solidariteti.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot pamje nga Marshimi për Drejtësi që u mbajt dje në Prishtinë, ndërsa sot me tubim solidariteti nga shqiptarët e Diasporës në Hagë.

“Liria ka emër”, tha kryeministri ndërsa ndau në rrjetet sociale pamje nga Prishtina dje dhe Haga sot, që tregojnë pjesëmarrje masive të qytetarëve në mbështetje të ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po akuzohen me pretendimin për krime lufte dhe të njëjtit po qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy