Kishin përshtatur magazinën për kultivim kanabisi, i vë flakën sapo pikasi policinë

Kishin përshtatur magazinën për kultivim kanabisi, i vë flakën sapo pikasi policinë

Një persosn ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Korçë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për kultivim lëndësh narkotike.

Mësohet se është arrestuar Robert Naslazi, 65 vjeç i cili ishte pronari i magazinës, ndërsa në kërkim është shpallur 35-vjeçari Vasil Xheli.

Të dy këta persona kishin përshtatur magazinën për kultivim kanabisi, nëpërmjet llambave, duke vjedhur energjinë elektrike. 

Sipas Policisë, 35-vjeçari, kur ka konstatuar në afërsi të magazinës, që përdorej prej tij, shërbimet e Policisë, i ka vënë zjarrin ambienteve të brendshme të saj, me qëllim që të eliminonte provat materiale dhe është larguar nga vendngjarja, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar.  

Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinë, forcat e Policisë konstatuan vjedhje të energjisë elektrike dhe gjetën të montuara disa pajisje elektrike dhe hidraulike që dyshohet se mund të shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

Nga këto struktura u procedua penalisht edhe shtetasi R. R., me detyrë përgjegjës i OSHEE-së, i cili dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos ushtruar kontroll në këtë magazinë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy