Një person u hodh nga ballkoni i apartamentit të tij në katin e katërt të një pallati në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40 në lagjen “Pavarësia”, ku S.Sh, 64 vjeç, është hedhur nga ballkoni i shtëpisë së tij, ndërsa në banesë ndodheshin familjarët, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
64-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dyshohet se hedhja është kryer për shkak të depresionit, pasi sipas familjarëve kishte rreth 5 vite që kurohej nga kjo sëmundje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes



