
Një shtetas shqiptar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në San Giorgio Monferrati, Itali. Mediat italiane shkruajnë se viktima është një 42-vjeçar, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00.
42-vjeçari mësohte se ka rënë nga çatia e një shtëpie në të cilën po punonte. Ai u dërgua me urgjencë në spital nga kolegët e tij, por nuk arriti të mbijetonte.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Mësohet se 42-vjeçari u rrëzua nga një lartësi prej 5 metrash.



