Kërkonte lirimin nga qelia për shkaqe shëndetësore/ Rrëzohet ankimimi i ish-gjyqtares Pajtime Fetahu (VIDEO)

Kërkonte lirimin nga qelia për shkaqe shëndetësore/ Rrëzohet ankimimi i ish-gjyqtares Pajtime Fetahu (VIDEO)

GJKKO ka refuzuar ankimimin e ish-gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetahu, e cila mbahet në burgun e Pojskës në Pogradec.

Kujtojmë që Fetahu kërkonte lirimin nga qelia për shkaqe shëndetësore. 

Fetahu u ekspozua në dy dosje të SPAK, për lidhjet me organizatën “Çopja” dhe organizatën e Suel Çelës.

Për dosjen e parë ndaj saj u caktua masa e sigurisë “arrest në shtëpi” ndërsa për dosjen e dytë “arrest në burg”.

Gazetari Besmir Pula në një raportim për MCN Live tha:

Pas caktimin e dy ekspertëve nga gjykata, u arrit në konkluzionin se Pajtime Fetahu s’ka probleme shëndetësore, dhe s’i rrezikohet jeta nëse qëndron në qeli. Kështu është refuzuar edhe kërkesa e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për të lënë qelinë. Kujtojmë që Pajtime Fetahu, ish-gjyqtarja e Elbasanit del në dy dosje të nxehta, te ajo e dy vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, si edhe te dosja e bandës së Elbasanit me drejtues Suel Çela. Gjatë hetimeve ka rezultuar se ka biseduar me anëtarë dhe drejtues të dy bandave kriminale. SPAK e akuzon se ka dhënë informacion sekret të dosjeve hetimore te organizatat kriminale, dhe ka marrë ryshfet, para, dhe dhurata të shtrenjta nga drejtuesit e grupeve kriminale. Kishin një komunikim të ngushtë, thuajse të përditshëm me të. Fetahu favorizonte, dhe kujdesej të ndërhynte te gjyqtarë të tjerë që kishin në dorë dosje të bandave të Elbasanit, duke u munduar të ulte dënimet".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy