
Olsi Dervishi 33 vjeç, është i plagosuri në lagjen “28 Nëntori”, i cili ka marrë ndihmën e parë, mëngjesin e sotëm në spitalin Kirurgjik Elbasan.
Policia ka identifikuar autorin e plagosjes dhe ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për kapjen e tij.
Autori, i identifikuar si Qamil Hasa, dyshohet se e ka qëlluar kur ka qenë në gjendje të dehur 33-vjeçarin, raporton korrespodenti i MCNtv.
Hasa mësohet se është një person me precedent penalë, pasi ka vuajtur dënim për akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.
Elbasan/Informacion paraprak
Në lagjen “28 Nëntori”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Q. H., 27 vjeç, banues në Elbasan, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin O. D., 33 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna për kapjen e shtetasit Q. H.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



