Ambasada e SHBA alarm për sulme nga Irani në Shqipëri/ Bimo: Për t’u shqetësuar

Ambasada e SHBA alarm për sulme nga Irani në Shqipëri/ Bimo: Për t’u shqetësuar

Diplomati Roland Bimo, për alarmin e  sigurisë nga ambasada amerikane në Tiranë, lidhur me sulmet e mundshme nga Irani në Shqipëri dhe në kampin e opozitës iraniane në Manzë, MEK,  thotë se instruksionet vijnë nga Uashingtoni.

 

Duke folur për emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai shprehet se është për t’u shqetësuar një paralajmërim i tillë.

 

Sikur të mos vinte nga ambasada e SHBA dhe të mos bëhej fjalë për gjëra kaq delikate, nëse jepet ky kërcënim instruksionet janë nga Uashingtoni, nga DASH. Nuk di nëse në kryeqytetet e shteteve të tjera është e njëjta situatë. 

 

Janë shumë shqiptarë që mendojnë njësoj si unë. Shqetësohen SHBA se mund të ndodhë diçka në vendin më pro-amerikan në botë. Është për tu shqetësuar. Zotërinjtë që janë në Manzë nuk përbëjnë asnjë rrezik për regjimin në Iran. 

 

Objektivat, asetet amerikane në Shqipëri nuk janë të një natyre sa do shqetësonin aq shumë Iranin, sa do duhet të kryente akte terroriste për t’i nxjerrë jashtë loje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy