Rokadë në komisariate, Softa: Më shumë sesa policë të mirë, drejtuesit e rinj duhet të jenë menaxherë të mirë

Rokadë në komisariate, Softa: Më shumë sesa policë të mirë, drejtuesit e rinj duhet të jenë menaxherë të mirë

Pak ditë më parë, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, firmosi rokadë në pothuajse të gjitha komisariatet e Tiranës në Shkodër, Kukës dhe Mallakastër. Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, thotë se në mënyrë që këto ndryshime të sjellin rezultat duhet që drejtuesit e rinj të njohin mirë strukturat dhe të kenë aftësi të mira menaxheriale. 

Më shumë sesa ndryshimi, duhet përmirësimi i metodologjisë së punës së tyre. Është shumë e rëndësishme njohja e strukturave. Drejtuesi duhet ta masë punën me tremujorë. Të gjitha këto punë duhet të jenë takime edhe me komunitetet. Duhen gjetur mënyra për të marrë informacione nga ata. Strukturat duhet të testohen, të vihen në punë, të gjallërohen. Duhet të testohen për veprimet që duhet të bëjnë në situata të ndryshme. Duhet punë reale në terren. Kualifikimi, përgatitjet, vajtja në akademi, testimet, bashkëpunimet me shoqërinë civile etj. janë shumë të rëndësishme gjithashtu. Nëse bëhen këto do të reflektohet në uljen e krimit. Nëse e matim me statistika, nuk ka kuptim. Nuk janë statistikat ato që matin punën. 

Është shumë e rëndësishme të dish çfarë veprimesh duhet të bësh nëse ke një alarm për bombë. Si do të ndërveprosh me shërbimet e tjera? Këto krijojnë një lloj fryme dhe mobilizimi që zgjojnë nga prehja drejtuesin e thjeshtë. Dy drejtues e bëjnë kontrollin e territorit: shefi i rendit dhe shefi i krimeve. Nëse i çojmë efektivët në shërbim, nuk u kërkojmë llogari, sigurisht që puna nuk do të bëhet. Është shumë e rëndësishme ta nisësh nga njësia më e vogël e policisë deri te qarku. Mund të mos jesh polic i mirë, por duhet të jesh manaxher i mirë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy