Zbardhet djegia e një makine në Vlorë, ngjarja e qëllimshme/ Një person nën hetim

Zbardhet djegia e një makine në Vlorë, ngjarja e qëllimshme/ Një person nën hetim

Policia e Vlorës thotë se ka zbardhur djegien e qëllimshme e një automjeti, kryer një javë më parë, në lagjen “Lirim”, ku autor i dyshuar është një 17-vjeçar.

Si rezultat i informacioneve dhe provave të siguruara gjatë një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, u mundësua zbardhja e djegies së qëllimshme të automjetit tip “Benz”, në përdorim nga shtetasi S. P., 19 vjeç, kryer në lagjen “Lirim”, mbrëmjen e datës 05.08.2024.

Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për autorin e dyshuar të rastit, shtetasin Z. M., 17 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast, të cilët dyshohet se kanë nxitur 17-vjeçarin për të djegur këtë automjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy