Vrau me thikë kuzhinierin në një lokal në Tiranë/ Arrest me burg për 41-vjeçarin Filip Shehu

Vrau me thikë kuzhinierin në një lokal në Tiranë/ Arrest me burg për 41-vjeçarin Filip Shehu

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Filip Shehun, 41 vjeç, i cili vrau me thikë kolegun e tij, Indrit Ismaillarin, kuzhinier në një lokal në zonën e Komunës së Parisit.

Gjatë seancës gjyqësore, Shehu ka deklaruar para togave të zeza se ishte ofenduar dhe ngacmuar vazhdimisht në punë nga kolegu i tij, duke pretenduar se kjo ishte arsyeja që e shtyu drejt krimit.

Avokati mbrojtës, Ilir Murati, ka kërkuar që ndaj klientit të tij të vendoset masa e sigurimit “shtrim i detyrueshëm në spital psikiatrik”, duke theksuar se ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes së rëndë psikike. Ai ka paraqitur në gjykatë dokumentacion që provon se Shehu kurohej prej 13 vitesh për çrregullim bipolar, që nga viti 2013.

41-vjeçari është i divorcuar dhe ka një fëmijë.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes tragjike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy