Aksident në Kavajë, makina përplas për vdekje të moshuarin me biçikletë

Aksident në Kavajë, makina përplas për vdekje të moshuarin me biçikletë

Një 80-vjeçar me iniciale Y. L. ka humbur jetën para pak minutash pasi u përplas nga një makinë që drejtohej nga 29-vjeçari me iniciale S. K. Aksidenti ndodhi në rrugën dytësore “Kavajë-Mali i Robit” dhe bëhet me dije se 80-vjeçari ishte duke lëvizur me një biçikletë në momentin kur u përplas. Njoftimi i policisë: Kavajë/Informacion paraprak Rreth orës 14:10, në rrugën dytësore “Kavajë-Mali i Robit”, automjeti me drejtues shtetasin S. K., 29 vjeç, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi Y. L., rreth 80 vjeç. Nga përplasja shtetasi Y. L. ka humbur jetën, ndërsa 29-vjeçari është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy