Kërcënuan pronarin e lokalit për para, arrestohet 28-vjeçari, hetohet bashkëpunëtori i tij

Kërcënuan pronarin e lokalit për para, arrestohet 28-vjeçari, hetohet bashkëpunëtori i tij

Një i ri është arrestuar, ndërsa bashkëpunëtori i tij, një 33 vjeçar është proceduar penalisht, pasi kanë kërcënuar pronarin e një lokali në Tiranë për para.

Këto të dy në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, dyshohet se kanë kanosur për dhënien e pasurisë shtetasin A. Th.

Sipas informacionit të policisë, po hetohet gjithashtu edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë për të dorëzuar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” të shtetasit Z. M., 28 vjeç si dhe u procedua në gjendje të lirë për veprat penale “Kanosja dhe “Vetëgjyqësia” shtetasi M. S., 33 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, dyshohet se kanë kanosur për dhënien e pasurisë shtetasin A. Th. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë shtetasi A. D., 46 vjeç, pronar i një lokali, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për marrjen e pamjeve filmike për ngjarjen e ndodhur lartpërmendura në lokalin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy