Makina përplas për vdekje këmbësoren në aksin Milot-Mamurras

Makina përplas për vdekje këmbësoren në aksin Milot-Mamurras

Një aksident me një të vdekur ka ndodhur këtë mëngjes mëngjes në aksin Milot-Mamurras, afër  mbikalimit të Patokut në Kurbin.

Sipas njoftimit të Policisë, një 54 vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një makinë, teksa po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës.

Aksidenti i rëndë që i mori jetën gruas ndodhi rreth orës 07:15, në superstraden Lezhë – Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur ” Mbikalimi i Patokut”.

“Mjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin H.A. banues në Kosovë, ka aksidentuar shtetasen këmbësore A.M. vjeçe 54, banuese në Mirditë e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital” informon policia e Lezhës.

Policia ka bllokuar zonën dhe ka nisur hetimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy