Nuk deklaruan shuma të mëdha parash në Kakavijë/ Procedohen penalisht dy shtetas

Nuk deklaruan shuma të mëdha parash në Kakavijë/ Procedohen penalisht dy shtetas

Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë njofton se, si rezultat i angazhimit maksimal për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, janë konstatuar dhe ndaluar dy raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Në të dy rastet janë proceduar penalisht dy shtetas, të cilët tentuan të kalonin kufirin pa deklaruar shuma të konsiderueshme parash, në kundërshtim me ligjin për deklarimin e të hollave në hyrje dhe dalje të territorit shqiptar, konkretisht:       

-në hyrje, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi V. B., të cilit i janë gjetur në çantë, 11 985 euro dhe 30 000 lekë, që ai nuk i kishte deklaruar; 

-në dalje, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi F. I., të cilit i janë gjetur në çantë, 20 000 euro, që ai nuk i kishte deklaruar. 

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasit V. B., 66 vjeç, banues në Kuçovë dhe F. I., 69 vjeç, rezident në Greqi.   

Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumat e parave.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy