Sahatet e një pallati në Lezhë përfshihen nga flakët, banorët në panik

Sahatet e një pallati në Lezhë përfshihen nga flakët, banorët në panik

Sahatet e një pallati në Lezhë kanë marrë flakë gjatë natës për shkak të një shkëndije elektrike në paketën e tyre.

Kabina e matësve elektrikë, e ndodhur brenda hyrjes së pallati në bulevardin Gjergj Fishta në Lezhë u përfshi nga flakët e zjarrit gjatë natës, duke shkaktuar dhe panik tek banorët.

Flakët që shpërthyen në pallat fatmirësisht u vunë nën kontroll shpejtë nga forcat zjarrfikëse, pa u përhapur në të gjithë objektin në të cilin jetojnë shumë familje.

Për shkak të këtij defekti u ndërpre energjia elektrike në zonë, ku mungesa e saj zgjati për disa orë deri në neutralizimin e flakëve brenda kabinës së matësve elektrik.

Nga zjarri nuk pati asnjë të lënduar dhe me vënin në kontroll të flakëve në kohë të shpejtë nuk ishte e nevojshme as evakuimi i banorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy