
Policia e Tiranës ka arrestuar një 43-vjeçar me iniciale M.M pasi vendoste baste sportive nëpërmjet celularit.
Bëhet me dije se celulari që shërbente për këtë veprimtari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë intensifikuar kontrollet dhe kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie. Gjatë kontrolleve të ushtruara në një lokal në Vorë, u konstatua shtetasi M. M., 43 vjeç, banues në Vorë, në celularin e të cilit, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.



