
Një 32-vjeçar është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në fshatin Kamicë të Malësisë së Madhe. Ngjarja ka ndodhur në orën 15:00, ku pas një konflikti të çastit, është plagosur me armë zjarri shtetasi Y. B, 32 vjeç, banues në këtë fshat.
Menjëhere janë vënë në lëvizje të gjitha shërbimet e policisë duke rrethuar zonën ku kanë bërë të mundur identifikimin dhe po punohet për kapjen e autorëve, që rezultojnë të jenë vëllezërit L. H 42 vjeç, dhe L. H. 48 vjeç.
“Menjëherë janë vënë në lëvizje të gjitha shërbimet e policisë duke rrethuar zonën ku kanë bërë të mundur identifikimin dhe po punohet për kapjen e autorëve”, thotë policia, teksa sqaron se "i plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën".
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po punohet për sqarimin e rrethanat të ngjarjes.



