Një person i cili lëvizte i armatosur dhe me lëndë narkotike me vete, është vënë në prangat e policisë së Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Klienti”.
Uniformat blu të Tiranës, bazuar në inteligjencën informative se në një lokal në rrugën “Halit Bega” ndodhej një shtetas i armatosur, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Klienti”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi H. Q. (G)., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Në rrugën “Halit Bega”, shërbimet e policisë kanë lokalizuar shtetasin H. Q. (G) dhe gjatë kontrollit fizik të tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krehër e municion luftarak dhe sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.



