Policia e Tiranës ka goditur një grup i cili sipas saj merrej me trafikun e armëve nga Kosova me qëllim shitjen e tyre në Tiranë. Katër persona ranë në pranga, ndërsa në ambientin e përshtatur për montimin e armëve në Selitë u sekuestruan 5 pistoleta dhe 3 automatik.



