
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Gjirokastrës, Ramiz Lala, kryetar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Gjirokastër.
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen që i përket ankimit të paraqitur nga Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ramiz Lala.
Lala është Kryetar i Gjykatës Administrative i Shkallës së Parë, Gjirokastër.



