555 vite nga vdekja e Skënderbeut/ Nikolla: I bëri shqiptarët ndër popujt themeltar evropianë

555 vite nga vdekja e Skënderbeut/ Nikolla: I bëri shqiptarët ndër popujt themeltar evropianë

Teksa sot shënohet 555 vjetori i vdekjes se Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla , përmes një mesazhi, thotë se Skënderbeu i bëri shqiptarët, ndër popujt themeltar evropianë.

555-vjet më parë, me vdekjen e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, në mes të acarit dimëror dhe rrethimeve të pushtuesve, shqiptarët mbetën pa kryeprincin, pa udhëheqësin politik dhe ushtarak, pa ideatorin dhe inspiruesin e bashkimit kundër  Perandorisë Osmane.

Nikolla u shpreh se Skënderbeu, të cilin Papa Callisto III e mbiquajti Atleti i Krishtit dhe Mbrojtësi i Besimit, si edhe luftrat e tij, që u bënë parzmore e Evropës, Krishtërimit dhe Qytetërimit, janë “origjina prej nga nisi ndërtimi i identitetit të shqiptarëve”.

Skënderbeu ka frymëzuar artistë të shquar botërorë, si Rembrandi, Llongfellou dhe Vivaldi.

Mbi njëmijë libra e vepra të tjera janë shkruar për figurën e tij. Arkitekt i unitetit dhe kohezionit të shqiptarëve në luftën kundër pushtuesve, në të fundit fjalim të tij Ai na la një porosi të madhe: ‘S’ka asnjë shtet aq të fuqishëm dhe aq të shëndoshë që të mos shembet, kur i lëshon vendin mërive dhe grindjeve’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy