Arrestohen tre trafikantët e drogës në Elbasan, sekuestrohen mbi 28 kilogram kanabis

Arrestohen tre trafikantët e drogës në Elbasan, sekuestrohen mbi 28 kilogram kanabis

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar 3 persona, ndërsa është shpallur në kërkim edhe një tjetër, pasi janë kapur në flagrancë duke transportuar 28.5 kilogram kanabis.

Bëhet me dije se janë vënë në pranga T. B., 46 vjeç, I. D., 33 vjeç dhe Y. S., 39 vjeç, të tre banues në Korçë, ndërsa është shpallur në kërkim B.G, 46 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në aksin rrugor Elbasan-Përrenjas, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet tip "Audi" dhe " Peugeot", kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 28.5 kg lëndë narkotike kanabis.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Domosdova".

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, pas një hetimi disamujor.

Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohen 28.5 kg lëndë narkotike e llojit kanabis dhe automjetet me të cilat udhëtonin këta shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirëfilltë operative kanë finalizuar operacioni policor të koduar “Domosdova”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

T. B., 46 vjeç, I. D., 33 vjeç dhe Y. S., 39 vjeç, të tre banues në Korçë.

Si dhe është shpallur në kërkim policor shtetasi B. G., 46 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në aksin rrugor Elbasan-Përrenjas, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet tip "Audi" dhe " Peugeot", kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 28.5 kg lëndë narkotike kanabis.

Policia vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy