E rëndë në Itali, vëllezërit shqiptarë vrasin ish-bankierin teksa tërhiqte para nga ATM

E rëndë në Itali, vëllezërit shqiptarë vrasin ish-bankierin teksa tërhiqte para nga ATM

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Leçe të Italisë, ku një ish-menaxher banke është vrarë teksa tërhiqte para nga ATM. 69-vjeçari Giovanni Caramuscio, i dalë në pension, dyshohet se u qëllua për vdekje nga dy vëllezër shqiptarë, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur.

Sipas mediave italiane, dy shqiptarët janë filmuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa ishin të maskuar me maskë anti-Covid, por gjatë arratisjes kanë lënë shumë gjurmë.

69-vjeçari u vra në sy të gruas së tij, e cila ka bërë të mundur edhe identifikimin e autorëve. Ndërkohë policia po kërkon armën e krimit që mund të sjellë detaje të reja lidhur me ngjarjen. Mëngjesin e sotëm, zhytësit e ekipit të zjarrfikësve u futën brenda një pusi në një distancë të afërt nga banka, por pa asnjë rezultat në gjetjen e armës së krimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy